Thirrje për aplikim: Koordinatore Projekti


1. Përshkrim i organizatës

H.A.N.A është një organizatë jo-fitimprurëse shqiptare e llojit qendër qëllimi i të cilës është edukimi i shoqërisë mbi rëndësinë që ka informimi dhe zëri i anëtareve të saj në çështjet dhe vendimarrjen publike duke rezultuar kështu në ndërmarrjen e veprimeve konkrete që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin dhe progresin shoqeror. Organizata synon ta arrijë këtë duke krijuar partneritete me struktura publike, të shoqërisë civile dhe anëtarë komuniteti si dhe shërbyer si një urë lidhëse mes të trejave.

Programi i qendres gjatë vitit 2020-2021 parashikon përmbushjen e 4 objektivave të mëposhtëm:

  1. Akses në kurse vokacionale sipas profileve gazetari/tregimtari, art krijues artizanal dhe angazhim komunitar
  2. Realizim ndërmjetësimi dhe monitorimi të suksesshëm të praktikave studentore pranë institucioneve publike/jo-publike dhe fitimprurëse në Lezhë si dhe mirëmbajtje marrëdhëniesh me universitetet dhe institucionet në këtë drejtim
  3. Angazhim rinor në realizim dokumentarësh me pjesëmarrje komunitare dhe tematika social-kulturore të evidentuara në shoqërinë Shqiptare/Lezhjane
  4. Angazhim rinor në çështje të mire-qeverisjes dhe demokracisë pjesëmarrëse me fokus të veçantë në hartimin e buxhetit bashkiak

*Mbështetja financiare gjatë dy viteve të zbatimit të këtyre objektivave mundësohet nga European Endowment for Democracy (EED)

2. Përshkrim Roli

1. Mbajë kontakt të vazhdueshëm për qëllime udhëzimi, mbështetjeje dhe raportimi, me drejtuesin ekzekutiv i cili garanton mbarëvajtjen e punës, përmbushjen e objektivave dhe mirëmban marrëdhëniet me donatorët e qendrës për efekt raportimi dhe realizimi të suksesshëm. Gjithashtu, të mbajë të mbajë komunikim të rregullt me koordinatorin tjetër të programit për të evituar mbivendosjen si dhe garantuar punën në skuadër në harmoni dhe bashkëpunim.

2. Të identifikojë dhe rekrutojë të rinj nga shkollat e mesme dhe 9-vjeçare të Lezhës për ti bërë pjesë të objektivave 1, 3 dhe 4 më lart përmes argumenteve bindës dhe motivues për tu angazhuar në  programin e qendrës. Do të sigurohet të ruajë njëkohësisht interesin e tyre në projekte përmes ndërveprimit të vazhdueshëm e koherent me ta.

3. Ndërtojë rrjetin e bashkëpunëtorëve të programit me qëllim përmbushjen e objektivave të projektit, si dhe të mirëmbajë marrëdhëniet me ta duke siguruar mënyra për angazhim aktiv të tyre në projekt

4. Të promovojë qendrën dhe punën e saj tek komuniteti dhe aktorët institucionalë për të rritur vizibilitetin dhe ndikimin e organizatës tek partnerët e saj.

5. Të hartojë një plan risqesh që rrezikojnë përmbushjen me sukses të aktiviteteve të projektit dhe të jetë aktiv në eleminimin apo reduktimin e këtyre risqeve përmes angazhimit pro-aktiv dhe planifikimit strategjik.

6. Të zbatojë rolin e ndërmjetësuesit të projektit me palë të jashtme (partnerë, përfitues, palë të interesuara) përmes përfaqësimit dinjitoz dhe komunikimit e paraqitjes profesionale kurdoherë.

7. Të jetë e gjindshme dhe e aksesueshme kurdoherë në funksion të nevojave të programit brenda termave kohorë të përcaktuar nga kjo kontratë pune.

8. Të dokumentojë çdo aktivitet me informacionin e nevojshëm të tillë si listë prezencë, fotografi, raport aktiviteti dhe të mirëmbajë dosjet e aktiviteteve në rend kronologjik.

9. Të takojë drejtues/staf universitetesh në rreth Tiranë, Durrës dhe Shkodër për të prezantuar/promovuar punën e organizatës dhe lidhur marrëveshje për ndërmjetësimin e praktikave universitare të të rinjve nga ana e H.A.N.A

10. Të krijojë databazën e të dhënave për studentët praktikantë të degëve të përzgjedhura dhe të vendosë e ushqejë në vazhdimësi marrëdhëniet me ta. Të monitorojë në mënyrë të rregullt dhe koherente praktikat e të rinjve pranë institucioneve të caktuara duke u siguruar që ato (praktikat) po ndodhin sipas dakortësimeve paraprake. Të ofrojë mbështetje dhe mentorim të vazhdueshëm për të rinjtë dhe te mbajë kontakte korrekte institucionale me destinacionet e praktikave të studentëve.

3. Eksperienca dhe Aftësitë

  • Arsim i lartë në  shkenca sociale ose komunikimi
  • Të paktën dy vite eksperiencë pune si koordinatore projektesh
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office
  • Aftësi shumë të mira në shkrim raportesh
  • Aftësi të mira në planifikim, organizim dhe lehtësim aktivitetesh, mbajtje marrëdhëniesh me partnerët lokalë.

4. Aplikimi

Të interesuarit të aplikojnë me një CV dhe Letër Motivimi në adresën [email protected], brenda datës 10 Janar 2020, ora 17.00 CET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

English
Albanian English