Thirrje për aplikim: Oficer/e finance


1. Përshkrim i organizatës

H.A.N.A është një organizatë jo-fitimprurëse shqiptare e llojit qendër qëllimi i të cilës është edukimi i shoqërisë mbi rëndësinë që ka informimi dhe zëri i anëtareve të saj në çështjet dhe vendimarrjen publike duke rezultuar kështu në ndërmarrjen e veprimeve konkrete që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin dhe progresin shoqeror. Organizata synon ta arrijë këtë duke krijuar partneritete me struktura publike, të shoqërisë civile dhe anëtarë komuniteti si dhe shërbyer si një urë lidhëse mes të trejave.

Programi i qendres gjatë vitit 2020-2021 parashikon përmbushjen e 4 objektivave të mëposhtëm:

  1. Akses në kurse vokacionale sipas profileve gazetari/tregimtari, art krijues artizanal dhe angazhim komunitar
  2. Realizim ndërmjetësimi dhe monitorimi të suksesshëm të praktikave studentore pranë institucioneve publike/jo-publike dhe fitimprurëse në Lezhë si dhe mirëmbajtje marrëdhëniesh me universitetet dhe institucionet në këtë drejtim
  3. Angazhim rinor në realizim dokumentarësh me pjesëmarrje komunitare dhe tematika social-kulturore të evidentuara në shoqërinë Shqiptare/Lezhjane
  4. Angazhim rinor në çështje të mire-qeverisjes dhe demokracisë pjesëmarrëse me fokus të veçantë në hartimin e buxhetit bashkiak

*Mbështetja financiare gjatë dy viteve të zbatimit të këtyre objektivave mundësohet nga European Endowment for Democracy (EED)

2. Përshkrim Roli

1. Të bëjë deklarimet e stafit dhe kalimin e pagesave në baza mujore.

2. Të sigurohet për hartimin e thirrjeve për  blerje materialesh, të sigurohet pë procesin e blerjve, dokumentimit, pagesave të bizneseve.

3. Të sigurohet që shpenzimet në kuadër të projektit të përputhen me planin financiar të aprovuar nga donatori

4. Përgjegjës për hartimin e raporteve financiare periodike dhe finale.

5. Të sigurohet për hartimin e kontratave që do të lidhen me ekspertët në kuadër të trajnimeve që do të zhvillohen gjatë zbatimit të projektit

3. Eksperienca dhe Aftësitë

  • Arsim i lartë në  degën Financë
  • Të paktën dy vite eksperiencë pune si oficer finance
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Njohuri shumë të mira të kompjuterit
  • Aftësi shumë të mira në shkrim raportesh financiare

4. Aplikimi

Të interesuarit të aplikojnë me një CV dhe Letër Motivimi në adresën [email protected], brenda datës 10 Janar 2020, ora 17.00 CET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

English
Albanian English