Takim me të rinjtë në Shënkoll

Takim me të rinjtë në Shënkoll

Të rinjtë e shkollës se mesme Shënkoll u bënë pjesë e takimit informues të radhës, për tu njohur me ‘Ligjin e Rishikuar për Masa ndaj Dhunës në Marrëdhënjet Familjare’. Gjatë takimit u fol për dhunën me bazë gjinore dhe rolin e policimit në komunitet. Gjithashtu të rinjtë u ftuan të ndanin perceptimet dhe qëndrimet e tyre në lidhje me këtë fenomen, nëpërmjet një pyetësori, gjetjet e të cilit do të publikohen në një raport përmbledhës fund të zbatimit të projektit.

Nga takimi doli në pah nevoja e tyre për të pasur informacion më të thelluar jo vetëm në lidhje me rolin e strukturës së policimit në komunitet, si një ndërhyrje për të parandaluar dhe adresuar cështje të dhunës, por njëkohësisht, për tu bërë familjarë me të gjitha hallkat ligjore dhe institucionale që punojnë për të zbutur fenomenin e dhunës në shoqërinë tonë.
Për këtë arsye, qendra H.A.N.A shpërndau fletëpalosje me informacion të përmbledhur për ligjin e rishikuar dhe institucionet (përfshirë mënyrat e kontaktit), në të cilat cdokush mund të trokasë për të raportuar raste të dhunës apo për të marrë informacion dhe këshillim sipas nevojave.

Projekti “Policimi në Komunitet si instrument për Shoqërizimin e Ligjit të Rishikuar për Masa ndaj Dhunës në Marrëdhënjet Familjare” zbatuar nga Qendra H.A.N.A, mbështetet nga Programi SCPA (Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri) përmes kontributit financiar të Ambasadës Suedeze në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

English
Albanian English