Takim me përfaqësuesen e Parlamentit të Shqipërisë, Deputete e Qarkut Lezhë, Znj. Ardiana Jaku.

Një prej aktiviteteve të javës së shkuar ishte takimi i disa prej të rinjve të Qendrës me përfaqësuesen e Parlamentit të Shqipërisë, Deputete e Qarkut Lezhë, Znj. Ardiana Jaku. 🟢Të qënurit në kontakt me përfaqësuesin tënd politik në institucionin 🏦 më të madh vendimarrës në vend, është tregues i një shoqërie të ndërgjegjshme për të drejtat e detyrimet e saj! Rinia, veçanërisht, nuk duhet të qëndrojë indiferente ndaj politikë-bërjes në Shqipëri pasi qëndrimet formësohen me njohjen, pyetjet e përgjigjet!💬🔍 Ardiana, përveç rolit politik që mban, është edhe një grua e suksesshme në karrierë e cila ka lundruar nëpër pozicione të ndryshme nga sektori privat fitim-prurës, shoqëria civile, institucionet publike dhe ato politike. 📝Folëm për rolin e perspektivat e vajzës e gruas në politikë, barrierat dhe tejkalimin e tyre, pse-të e disa aspekteve jo funksionale në vendin tonë dhe kureshtje tjera të momentit!🔀🤝Falenderojmë Ardianën e cila vlerësoi nevojën e rinisë tonë për bashkëbisedim 👥, me prezencën e disponibilitetin e saj! ▶️Qendra H.A.N.A e përkrah dhe e inkurajon dëshirën e të rinjve për angazhim politik i cili mund të marrë trajta të ndryshme dhe lehtësisht ndarazi nga qëndrimet partiake. ⏳Kush do diçka të ndryshuar/përmirësuar i ka mjetet në dispozicion, përpos sfidave, dhe Shqipëria🇦🇱 ka sot nevojë për të rinj me ideale të forta e qëndrime të prera kundrejt nevojës për progres!

H.A.N.A mbështetet në zbatimin e programit të saj për të nxitur angazhimin e të rinjve në jetën sociale, ekonomike dhe politike të vendit, nga European Endowment for Democracy #eed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

English
Albanian English