Debat: Dhunuesit në familje duhet të ndëshkohen apo rehabilitohen?

Të rinjtë tanë debatuan mbi rezolutën “Rehabilitimi i dhunuesve në familje është më efikas se ndëshkimi në reduktimin e fenomenit të dhunës” sipas modelit debatues “Karl Popper”. Ata kanë javë që përgatiten dhe në 31 Gusht ’20, mundën të tregonin aftësitë e tyre debatuese përballë gjykatësve të përzgjedhur nga fusha kyç të lidhura me temën specifike por edhe komunikimin e duhur në këtë format debati.

Gjykatësit morën vendimin në favor të skuadrës që kundërshtuan rezolutën pasi ata u treguan më të sigurtë e shterues në argumentet e tyre. Megjithatë, të dyja ekipet dhuruan momente emocioni në sallë!

Një falenderim i madh për vajzat tona të arta: Denada, Gjuljana, Desaida, Merita, Sindi e Eralda. I dhanë përmasa të reja konceptit debat siç ne e kishim dëshmuar më parë, me dedikimin e pasionin e tyre. Njëkohësisht, falenderojmë për prezencën e këndshme dhe profesionale në vendimarrje e informacion të ndarë, gjykatësit tanë: Erba Leka (Drejtoria Vendore e Policisë), Elisa Nikolla (Kolegji AAB, Prishtinë) dhe Keler Sufja (Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Lezhë).

Qendra H.A.N.A shpreh mirënjohjen edhe ndaj miqve që erdhën për të dëshmuar formatin e debatit; një grup thuajse besnik tashmë i qendrës që konsiston në profesionistë në fushën ligjore, të psikologjisë, letërsisë, punonjës social etj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

English
Albanian English