DEKLARATE

DEKLARATË

Nisur nga ngjarjet e fundit të ndodhura në qytetin e Tiranës dhe raportimet e ardhura nga media dhe të rinj aktivistë për dhunën e ushtruar nga forcat e rendit publik pranë digës së liqenit artificial disa ditë më parë dhe në protestën e ditës së Dielë, më datë 17 Maj 2020, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, Kongresi Rinor Kombëtar (KRK) duke përfaqësuar 112 organizata me fokus rininë që janë aktive në Shqipëri, shpreh shqetësimin mbi situaten e rëndë të krijuar dhe kërkon rritje të transparencës dhe llogaridhënies nga ana e institucioneve publike.
Ne bëjmë thirrje që të tregohet vëmendje e posaçme në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, duke ofruar siguri dhe garanci për mos cënimin e personalitetit, sidomos për fëmijët dhe të rinjtë. Ngjarje të tilla cënojnë besimin e publikut dhe të rinjve ndaj organeve ligj-zbatuese, duke transmetuar shembuj negativ që dëmtojnë parimet e sigurisë, paqes dhe demokracisë në vend. Sjellim në vëmendje faktin që gjendja e fatkeqësisë natyrore e shpallur më datë 23 Mars 2020 nuk e prek Nenin 47 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë i cili lejon tubimet paqësore, si një e drejtë themelore, dhe aktet e ndodhura dhe transmetuara janë tërësisht të papranueshme dhe të pajustifikueshme në syrin tonë si të rinj dhe qytetarë të një vendi demokratik. Në emër të organizatave anëtare, KRK kërkon një hetim të plotë të ngjarjeve, në mënyrë që të mos ri-përsëriten duke krijuar një gjendje pasigurie tek të rinjtë gjatë ushtrimit të të drejtave dhe lirive kushtetuese.
Përmes kësaj deklarate ftojmë gjithashtu kolegët, partnerët dhe miqtë tanë nga media, akademia, partitë politike dhe aktivistët që të tregojme kujdes në narrativën e përdorur dhe aktet e ndërmarra, pasi në kohë krize shëndetsore globale dhe krize politike kombëtare është e rëndësishme që ne të jemi në shërbim të demokracisë dhe jo në nxitje të dhunës apo akteve tragjike të pakthyeshme që mund të ndodhin.
Nga të rinjtë! Më të rinjtë! Për të rinjtë!


DECLARATION

The National Youth Congress (NYC) as the largest youth organizations network in Albania, driven by the events that took place near the artificial lake dam few days ago and the Sunday protest of the National Theater building published on social networks, condemns all acts of violence against young people.

We strongly urge that prudence and special attention must be shown for the protection of citizens’ rights, providing security and guarantees not to violate the personality, especially of children and young people.

NYC has been working for years and continues to work closely with youth across the country, with the aim of supporting and strengthening their societal role. Such events undermine the trust of the public and youth towards the law enforcement bodies, setting an example of how law enforcement officers should not behave. The state of natural disaster announced on March 23 has not affected the article 47 of the Constitution which allows peaceful rallies as a fundamental right.

On behalf of the signatory member organizations, NYC requests a full investigation so that similar events in the future should not be repeated by creating a state of insecurity in young people during exercise of constitutional rights and freedoms.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

English
Albanian English