Dhuna në familje – Video informuese

Një ligj i ri ka hyrë në zbatim së fundmi në Shqipëri! Ai rregullon dhe plotëson mangësi të dukshme të atij paraardhës (9669/2006). 👩‍🏫 Përmirësimi i ligjit ka qenë i nevojshëm për të siguruar më tepër mbrojtje për viktimat e dhunës në familje. Kështu, janë rritur masat mbrojtëse dhe percaktuar proçedurat për parandalim dhe luftë më efikase kundër dhunës në familje. 🔻

H.A.N.A prezanton klipin “Dhuna në Familje; Baza e Re Ligjore dhe Interpretimi i saj”, si nje produkt i punës disa-mujore hulumtuese rreth kontekstit të zbatimit të ligjit të ri 47/2018. 🟠 Ky punim është realizuar falë bashkëpunimit të institucioneve të mandatuara në Lezhë për të ndjekur fenomenin e dhunës në familje siç janë Bashkia, DRSHSSH, DVP, DRSH, Gjykata e Rrethit Gjyqësor. 📑 Ligji i rishikuar 47/2018 për “Masa ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare” sjell vëmendjen 🔍 tek veprimet e koordinuara institucionale por si përkthehet zbatimi në terren, çfarë duhet ditur rreth këtij ndryshimi dhe kush janë sfidat për implementim të plotë të tij? Ju ftojmë të shikoni videon më poshtë.

Realizimi i këtij klipi është mundësuar falë mbështetjes së Qeverisë Suedeze në Shqipëri përmes Programit SCPA (Strengthening Community Policing in Albania) në projektin e zbatuar nga qendra H.A.N.A të quajtur 👮‍♀️ “Policimi në Komunitet si Instrument për Shoqërizimin e Ligjit të Rishikuar për Masa ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare” zbatuar në periudhën Maj 2019 – Gusht 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

English
Albanian English