Dhuna ndaj grave dhe vajzave është një shkelje e përhapur e të drejtave të njeriut me përmasa epidemike në Shqipëri. Rrënjët e dhunës origjinojnë në traditat dhe zakonet patriarkale, identitetet dhe rolet e ngurta gjinore, “sistemi” i nderit dhe turpit, zakonet e hierarkisë brenda familjes dhe kontrolli midis brezave familjar. Sipas INSTAT,
52.9% (1 në 2) e vajzave dhe grave kanë përjetuar një formë të dhunës në vendin tonë. 61.8% e tyre kanë përjetuar dhunë në marrëdhëniet dashurore.
Ne besojmë se të rinjtë duhen pregatitur për të identifikuar e luftuar fenomenin në fjalë përmes dijes dhe bashkëbisedimit të hapur!
Sot patëm kënaqësinë të kishim të ftuar Avokate Anila Pjetri Frroku për të ndarë me të rinjtë tanë njohuri praktike nga eksperienca e saj e përditshme e trajtimit ligjor të pasojave të dhunës.
Mes gjërave të diskutuara, ishte dhe funksionimi i urdhërave të mbrojtjës, të metat në zbatimin e ligjit mbi dhunën në marrëdhëniet familjare, rëndësinë e rolit strategjik të SPZ (Specialistit të Policimit në Zonë)
, psikologut shkollor, e palëve tjera, për parandalimin, raportimin e trajtimin dhunës që jo githmonë kryhet me përkujdes të duhur profesional.
Së fundmi, është tej mase shqetësuese që në territorin gjeografik të Lezhës mungon infrastruktura e dedikuar posaçërisht për rehabilitimin e ri-integrimin e suksesshëm të viktimave dhe dhunuesve në shoqëri. Dhuna është një fenomen dinamik që rrezikon të shkatërrojë shëndetin mendor dhe fizik të viktimave përballë këtij realiteti. Burgosja në raste të shumta, përkeqëson situatën pasi dhunuesi nuk bëhet pjesë e asnjë programi rehabilitues për të trajtuar në rrënjë sjelljet anti-shoqërore.