Dita Ndërkombëtare e Rinisë

Në 1999, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rekomandimin e “Konferencës Botërore të Ministrave Përgjegjës për Rininë” (Lisbonë, 8-12 Gusht 1998) që data 12 Gusht të shpallet “Dita Ndërkombëtare e Rinisë”.
Kjo ditë është menduar si një mundësi për qeveritë dhe të tjerët për të tërhequr vëmendjen për çështjet rinore në mbarë botën. Koncerte, seminare, ngjarje kulturore, që përfshijnë zyrtarë dhe takime kombëtare dhe lokale qeveritare dhe organizatat rinore zhvillohen ne botë në nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

Tema e përzgjedhur për fushatën e “Ditës Ndërkombëtare të Rinisë 2020”, është “Angazhimi i të Rinjve për Bashkëveprim Global”. Kjo fushatë ka në fokus mënyrat nëpërmjet të cilave angazhimi, zëri dhe aktivizmi i të rinjve në nivel lokal, kombëtar apo global mund të kontribuojë në mbarëvajtjen e institucioneve, proceseve kombëtare dhe multilaterale si dhe mund të përfaqësojë një vlerë të shtuar në përmirësimin e frymës politike dhe institucionale.

Qendra H.A.N.A organizoi një ditë ndryshe për të rinjtë duke nisur me aktivitete me aktivitete sportive  e argëtuese dhe duke përfunduar me biseda rreth ligjit LIGJ. Nr. 75/2019 ‘Për Rininë’. Ky ligj që ka për qëllim përcaktimin e veprimtarive, mekanizmave dhe autoriteteve përgjegjëse për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të të rinjve në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të të drejtës së të rinjve për mbrojtje të veçantë nga shteti, do të jetë tema e diskutimit në akimin e radhës me të rinjtë e Lezhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

English
Albanian English