Ftesë për Ofertë

Ofertë për “Lap Top”

Organizata Hand to Hand Against Nation Apathy (H.A.N.A) hap ftesën për oferta për shërbimin e lart-përmendur “Lap Top”. Qëllimi i kësaj ftese është të sigurojë një ofrues shërbimi të leverdisshëm për pajisjen e qendrës rinore multifunksionale H.A.N.A me një sasi prej 3 pajisjesh Lap Top të markës Dell dhe parametrave teknik të specifikuar në linkun e bashkwngjitur.

https://www.dropbox.com/s/t1uri3rs4v9pcmk/H.A.N.A_Shprehje%20oferte_Lap-top.xlsx?dl=0

Ofertat duhet të dorëzohen jo më vonë se data 20 Mars 2020. Ofertat e marra përtej kësaj date nuk do të pranohen.

Nëse jeni të interesuar ti përgjigjeni ftesës tonë, ju lutem dërgoni ofertën tuaj, duke përdorur formatin e paraqitur në link, elektronikisht në adresën: [email protected] ose fizikisht (në zarf të mbyllur, të vulosur dhe firmosur, me emrin dhe adresën e ofertuesit) në adresën: “Faik Konica”, Ndërtesa 13, Kati II, Shkalla I, Lezhë, Shqipëri

Kërkesa juaj duhet ti përmbahet formatit të ofertës bashkangjitur këtij dokumenti dhe ti përgjigjet nevojave të listuara në këtë ftesë për ofertë me rigorozitet dhe çmime të arsyeshme dhe konkurruese në treg.

Nëse gjykoni që mund të asistoni nevojat tona për dy kompjutera portabël profesional (lap top) për zyrë si dhe një për zyre (PC) plus përpunim videosh me specifikime të tjera/të ndryshme nga ato të përcaktuara prej nesh por brenda të njëjtës markë dhe performancë, mirëpresim rekomandimet tuaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

English
Albanian English