Fushatë ndërgjegjësimi për riciklimin e plastikës

ℹ️ Një ndër çështjet që kemi për zemër në qendrën tonë është ajo e respektit për mjedisin 🌎 dhe parimi i riciklimit♻️. 💬 Duke pasur këtë ide në mëndje, kemi modeluar edhe ambientet e qendrës dhe i kemi dedikuar madje edhe një ✅ kënd që e quajmë “Punishtja e H.A.N.A”. ⛔️ Një shqetësim shumë real është përdorimi pa kriter i shisheve plastike dhe indiferenca e sjellja kompulsive për ta hedhur paketimin pas konsumit në rrugë në ecje e sipër, nga dritaret e makinave në lëvizje apo në bregdet, lumë e liqen! ➡️ Të rinjtë tanë kanë vizituar thuajse çdo ditë të javës lokale të ndryshme në Lezhë e Shëngjin për të mbledhur shishet plastike të boshatisura një përdorimshe. Më pas, në Punishten e qendrës kanë modeluar kosha mbeturinash me këto shishe, tel, hekur e spango lini.🔎Koshat 🗑 e parë të prodhuar nga qendra ju dhuruan Bashkisë Lezhë dhe pushuesve të bregdetit të bukur të Shëngjinit në një aktivitet të organizuar nga #milieukontakt me mbështetjen e #gizalbania dhe #bashkialezhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

English
Albanian English