Heronjtë Lokal – Lorin Kadiu

I radhës që Qendra H.A.N.A prezanton në rubrikën Heronjtë Lokalë është Lorin Kadiu. Një i ri 25 vjecar nga Tirana, Gazetar dhe Drejtor Ekzekutiv i Citizens Channel, i cili pasionin për të raportuar të vërtetat dhe për mbështetur të rinjtë dhe grupet e cënueshme në luftën e tyre për t’u dëgjuar, e ktheu në profesionin e tij.
Lorini drejton një ekip gazetarësh të rinj në moshë, por që më profesionalizëm të lartë ofrojnë të gjitha aspektet e produkteve mediatike inovative dhe të pavarura, përfshirë raportime dhe hetime të thella, video të mediave sociale, dokumentarë të shkurtër dhe rritje kapacitetesh për gazetarët e rinj.
Specializimi i tij në prodhim multimedial, i ka dhënë mundësi të punojë si reporter multimedial për pesë vite dhe paralelisht të jape trajnime të Gazetarisë Mobile dhe Multimedia për reporterët dhe aktivistët nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Lorini e shikon profesionin e tij si një mision për të luftuar padrejtësitë, për të qenë kritik ndaj institucioneve që kanë për detyrë ti shërbejnë qytetarëve dhe për të mbështetur të drejtat e grupeve më në nevojë.
I ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që vjen me profesionin, ai është i kujdesshëm të investojë në rritjen e tij profesionale duke marrë pjesë aktivisht në trajnime dhe projekte ndërkombëtare, ndër të cilët është dhe Konferenca Globale të Gazetarisë Investigative 2019, ku ka marrë pjesë si reporter i gazetarisë mobile për Rrjetin Global të Gazetarisë Investigative (GIJN).
E përballë të rinjve të talentuar e profesionistë si Lorini, ne gëzojmë që standartet e rinisë kontribuese Shqiptare janë rritur dhe nëse kërkon mirë e në vendet e duhura atëherë do të gjesh heronj të fshehur si ky i ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

English
Albanian English