Konferencë mbi Sfidat dhe Mundësitë e Tregut të Punës për të Rinjtë

Konferencë në zemër të Lezhës për të diskutuar rreth barrierave dhe mundësive që tregu Shqiptar i punës paraqet për të rinjtë. Të ftuar për të ndarë me të rinjtë dhe Lezhjanët mbarë, 4 personazhe të rëndësishme për rolin që përfaqësojnë:

Z. Pjerin Ndreu – Kryetar i Bashkisë Lezhë Znj. Lorena Haxhiu – Zv.Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj.Ardiana Jaku – Deputete e Parlamentit të Shqipërisë

***Ekskluzivisht për audiencën Lezhjane, vjen me rrugëtimin e tij të mahnitshëm drejt suksesit botëror, bashkë me këshillat e tij për rininë Lezhjane, si një shëmbull i potencialit rinor shqiptar, Super-Modeli, Aktori dhe Biznesmeni Rolando Lekaj.

Bashkohu me ne dhe merr përgjigje për disa prej pyetjeve tua, nga njerëzit e duhur!

9 SHTATOR 2019 / ORA 10:00 / QENDRA KULTURORE E FËMIJËVE, LEZHË

*Ky event mundësohet falë mbështetjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *