Movie Time: Candy Jar

⭕ Këtë javë kinemaja e vogël e qendrës H.A.N.A ju dedikua filmit Candy Jar, sugjerim nga Sindi.▶️ Komedi me në qendër arritjet intelektuale të dy të rinjve të cilët pavarësisht se i përkasin shtresave sociale të ndryshme, zbulojnë se kanë shumë gjëra të përbashkëta❗Ata synojnë universitetet më të mira🔝 dhe i drejtohen konkursit të debatit🗣👤 në nivel rajonal si mjet për të arritur qëllimin e treguar vlerat e tyre. 💡Rrugës kuptojnë se është OK të mos fitosh përherë vendin e parë; rrugëtimi ka më shumë rëndësi!

Filmi është një emblemë e shqetësimeve dhe presionit me të cilin përballen studentët e ardhshëm, duke filluar nga shqetësimi për t’u regjistruar në degën e dëshiruar e duke u mbyllur me sfidat për të përballuar kostot e larta të tarifave universitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

English
Albanian English