Movie Time: The Great Debaters

‘Debatuesit e mëdhenj’ – film i bazuar në historinë e vërtetë të mësuesit afro-amerikan Melvin B.Tolson, që përgatit studentët e tij për t’u përballur me një cikël debatesh me studentët e kolegjeve më të njohura të Teksasit. Në fillim te viteve 1930, Tolson, mësues dhe aktivist i të drejtave të njeriut, nxit dhe frymëzon të rinjtë me të cilët punon për të debatuar mbi të drejtat e afro-amerikanëve dhe të drejtat e njeriut në përgjithësi. Filmi rrëfen rrugëtimin e vështirë dhe sfidues të katër të rinjve të cilët, në kundërshtim me të gjitha pritshmëritë dhe paragjykimet që bien mbi ta për shkak të të qenit me ngjyrë dhe të varfër, arrijnë të fitojnë debatin në përballjen finale me Universitetin e Harvardit. Kjo fitore nuk u përkiste vetëm studentëve, por ishte një histori frymëzimi për një brez të tërë aktivistësh që kanë luftuar vazhdimisht për të drejtat dhe liritë e afro-amerikanëve

Ishte ky film që mblodhi të rinjtë në ambientet e qendrës H.A.N.A.përvecse për të kaluar një pasdite ndryshe, po edhe për të nxitur diskutimet rreth të drejtave të njeriut, guximin që duhet për të prishur status quo dhe fuqinë që fshihet te fjala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

English
Albanian English