Një Thirrje për Veprim!

Një punim i ardhur në jetë falë bashkëpunimit me disa të rinj të çiltër e shpresëdhënës! Për ne nuk ka punë më shpërblyese se të jesh mes tyre e të infektohesh nga entuziasmi i të qënurit në gjëmim të idealeve. E megjithatë, fatkeqësisht as kjo nuk e zbeh aspak realitetin e bashkëjetesës tonë me dhunën në familje e në shoqëri. Arsyet janë të ndryshme e të shumta, përfundimi është një dhe i vetëm: është veprim i sëmurë dhe përtej arsyes së shëndoshë të dhunosh më të brishtin! Jo vetëm kaq, por baza ligjore nuk ka qënë kurrë më pak tolerante se sot ndaj këtij fenomeni të shëmtuar! Qendra jonë po bashkëpunon me Policinë e Shtetit në kuadër të qasjes së Policimit në Komunitet dhe mekanizmin e koordinuar te referimit (MKR) pranë Bashkisë Lezhë për të rritur ndërgjegjësimin mbi instrumentat ligjor që luftojnë fenomenin dhe individin e dhunshëm!


Kjo përpjekje mbështetet nga Programi Suedez i Policimit në Komunitet (SCPA) dhe Ambasada Suedeze në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

English
Albanian English