Jemi mësuar të shoqërojmë zbatimin e projekteve tona, si shoqëri civile, me trajnime, seminare e fjalime dhe harrojmë që një ndër metodat më efikase të përcjelljes së një mesazhi ndërgjegjësues është shprehia artistike. Njëri prej projekteve tona, fokusohet tek dhuna në familje; e statistikat në Shqipëri na thonë se mbi 90% e viktimave të këtij fenomeni janë vajzat dhe gratë!
Aziz Nesin
Petro Marko
Frida Kahlo
Camille Rainville
Maya Angelou
Nënë Tereza
Nazim Hikmet
Wislawa Szymborska
Petrit Ruka
Ernest Hemingway
Miroslav Krleza
Rumi, Dritero Agolli
Paolo Coelho
Luis Borges …ishin poetët dhe shkrimtarët që shoqëruan pasditen tonë poetike nën notat e kitarës së Francit dhe Kelerit!
Qendra H.A.N.A vlerëson artin dhe kulturën si instrumenta të fuqishëm të edukimit qytetar, ndonëse rrugë e gjatë është përpara për promovimin e një mënyre tjetër kalimi kohe për rininë tonë në Lezhë, por edhe me gjërë! Pasditja poetike erdhi nën kujdesin e mikeshës, profesionistës së medias dhe artistes Jerida Sakaj. Falenderojmë Jeridën dhe miqtë nga Tirana e Lezha për atmosferën frymëzuese. Mirënjohje pa cak për kontributin tuaj në këtë qoshe të Lezhës.
Poezi: Jerida Sakaj Megi Latifi
Algerta Tafani
Forest Zoto
Kitarë dhe vokal: Franc Koruni Keler Sufja
“Për mundësinë e zbatimit të ndërhyrjes tonë me tematikë “Shoqërizimi i Ligjit të ri për Dhunën në Familje” falenderojmë Qeverinë Suedeze në Shqipëri dhe Programin e Forcimit të Policimit në Komunitet.”