Një klip i shkurtër informues i realizuar nga Qendra H.A.N.A mbi filozofinë e Policimit në Komunitet.Qendra jonë ka zbatuar gjatë periudhës Maj 2019 – Gusht 2020 një projekt të quajtur “Policimi në Komunitet si Instrument për Shoqërizimin e Ligjit të Rishikuar për Masa ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare”. Në kuadër të këtij projekti, në çdo aktivitet të realizuar, jemi shoqëruar nga të paktën
2 përfaqësues të Policisë së Shtetit, dhe mundëm të eksploronim deri diku dinamikat e raportit
polici-komunitet, përfshirë nevojat e mëdha në vazhdim.
Na rezulton që marrëdhëniet e besimit mes policisë dhe banorëve të Qarkut Lezhë do të ishin shumë herë më të larta nëse do të kishte pasur nivele më të larta bashkëpunimi nga ana e institucionit të P.SH, institucioneve tjera publike, shoqërisë civile e shkollave me banorët. Mbetet nevojë që të punohet më qëllimshëm me të rinjtë gjithashtu për të eleminuar, ndrojën, frikërat e pasiguritë e komunikimit me Policinë.
Nga ana jonë, falenderojmë Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë
dhe anëtarët e Njësisë Administrative Kolsh për pjesëmarrjen e bashkëpunimin në realizimin e klipit bashkangjitur.
Projekti është mundësuar falë mbështetjes së Qeverisë Suedeze përmes Programit të Forcimit të Policimit në Komunitet në Shqipëri.