“Së Bashku Kundër Dhunës – Mbrojmë Familjen”

“Së Bashku Kundër Dhunës – Mbrojmë Familjen”, kështu quhej aktiviteti që solli së bashku të rinj, staf pedagogjik, eskpertë të dhunës në familje si dhe policimit në komunitet. Agjenda e ditës parashikonte njohjen e pjesëmarrësve me videon sensibilizuese kundër dhunës realizuar me të rinjtë e kësaj shkolle; ndarjen e gjetjeve të dala nga anketimi i 118 të rinjve nga 6 shkolla të mesme për perceptimet e roleve gjinore dhe dhunës; debat mes të rinjve mbi të njëjtën tematikë dhe argumente pro dhe kundër si dhe panelin e ekspertëve institucionalë nga Bashkia, Shërbimi Social Shtetëror, Policia e Shtetit dhe DRAP Lezhë për të ndarë rolin e MKR dhe komentuar/bashkëbiseduar me të rinjtë mbi sesionet e agjendës (gjetjet e pyetesorëve dhe temës së debatit).

Falenderojmë drejtorinë e shkollës së mesme të bashkuar “Karl Gega” Balldren për mikpritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm si dhe të gjithë aktorët institucional prezent.

Ky projekt mbështetet nga Qeveria Suedeze përmes programit të Forcimit të Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA).
#stopdhunes #scpa #swedishembassy #qendrahana #riniaktive #mkr #awareness #action

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

English
Albanian English