Seancë Diskutimi Ndëraktive II – Policimi në Komunitet dhe Dhuna në Familje

Takimin e rradhës e bëmë me të rinjtë e Shkollës Profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë. Biseduam rreth shkaqeve, pasojave dhe trajtimit të dhunës familjare; ligjit të rishikuar “Për Masa ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare” dhe Policimit në Komunitet. I përkasim një konteksti shoqëror të brishtë ku problemet sociale ushqehen nga ekonomia e dobët, roli i dizavantazhuar i femrës në komunitetet rurale dhe përfshirja e ulët e rinisë në çështje sensitive si kjo.

Për rrjedhojë, ramë dakort që fenomeni është i pranishëm e ndërgjegjësimi jo në nivelet e duhura!
Të rinjtë vlerësuan takimin si të nevojshëm dhe me interes për angazhime të rradhës me H.A.NA-n. Në mënyrë të veçantë treguan kureshtje për konceptin e Policimit në Komunitet dhe si aplikohet kjo qasje në jetën e përditshme, gjë të cilën do ta eksplorojmë në vijim më tej.

Njëkohësisht plotësuam pyetësorin e matjeve të perceptimeve mbi dhunën në familje i cili do të sjellë të analizuar në një studim rezultate interesante që do të shpalosin udhën për ndërhyrjet e mëtejshme, bashkarisht me strukturat tona partnere.

Falenderojmë veçanërisht dhe sidomos të rinjtë që mbajten një atmosferë entuziaste dhe proaktive gjatë takimit; stafin e Shkollës Profesionale “Kolin Gjoka” pa harruar partnerët tonë strategjik në zbatim, Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Lezhë.

Projekti “Policimi në Komunitet si Instrument për Shoqërizimin e Ligjit të Rishikuar për Dhunën në Familje” u bë i mundur në sajë të mbështetjes së Ambasadës Suedeze përmes Programit Suedez të Policimit në Komunitet.
#jodhunes #scpa #hanacentre #policiminekomunitet #qershor2019#youthforce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

English
Albanian English