Sot u takuam me të rinjtë e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Karl Gega”, Balldre pikërisht në ditën Ndërkombëtare Kundër Shfrytëzimit të Fëmijëve për Punë për të diskutuar rreth një teme po kaq të ndjeshme; Dhuna në familje.
Sa familjarë janë ata me konceptet kryesore të Ligjit të ri për dhunën në familje si dhe sa i njohin strukturat përgjegjëse në trajtimin e fenomenit? Kuptuam që iniciativa në fjalë ishte e nevojshme dhe e mirëpritur nga të rinjtë dhe shkolla.
Së shpejti do të publikojmë të dhënat e përpunuara nga perceptimet e të rinjve rreth fenomenit të dhunës në kontekstin e tyre.
Bashkë me ne në këtë rrugëtim ishin edhe Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror dhe Policia e Shtetit të cilët janë partnerë besnik të projektit “Policimi në Komunitet si instrument për shoqërizimin e ligjit të ndryshuar “Për Masa ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare” mbështetur nga Programi Suedez i Policimit në Komunitet.
Falenderime të veçanta për stafin mikpritës dhe dashamirë të Shkollës së Mesme të Bashkuar “Karl Gega”.