Teacher’s Day at HANA – Hand to hand Against Nation Apathy.

Sot është dita dedikuar mësuesit dhe qendra H.A.N.A ka nderin të ketë në mesin e saj njeriun që ishte aty që në hapat e parë dhe vazhdon të jetë, e gatshme për të mos na e lëshuar dorën as tani, vite pas bankave të shkollës! E gjindshme, fjalëmirë, e papërtueshme dhe zemërartë, ajo kurrë nuk i kurseu mësimet e saj! Ajo është Florinda Gjergji, e njohur dhe vlerësuar nga i vogël dhe i madh në Lezhë! Model dedikimi njerëzor dhe frymëzimi profesional!
Mësuese Florinda, për ne do të jesh gjithmonë thesar të cilin do ta ruajmë fort. Faleminderit që na pajise me “armët” e duhura në betejen e kërkimit të drejtësisë sociale. Të kemi xhan.
Me dashuri, kolegët e tu të H.A.N.A. — celebrating Teacher’s Day at HANA – Hand to hand Against Nation Apathy.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

English
Albanian English