Terma Reference: Dizenjim dhe mirëmbajtje webi

Hyrje

Hand-to-hand Against Nation Apathy (H.A.N.A) është një organizatë jo fitim prurëse e llojit Qendër që ka në fokus veçanërisht punën me të rinjtë por dhe kategori të tjera të prekura nga mangësi social-ekonomike, mundësi të pakta zhvillimi si dhe pasivizmi civil. Organizata jonë do të përmbushë misionin e saj përmes ndërtimit të marrëdhënieve me strukturat publike, shoqërinë civile dhe anëtarët e komuniteteve duke shërbyer njëkohësisht edhe si urë lidhëse mes të trejave.Përmes programit të saj në Lezhë, H.A.N.A punon drejtpërdrejt për zhvillimin e potencialeve njerëzore sipas bindjes se çdo investim i bërë do ti kthehet i shumëfishuar shoqërise në trajtën e modeleve pozitive që nxisin ndryshime mendësish.


Përshkrim i projektit:

‘Y.E.S (Young, Eager and Successful) – A Call for Action’Projekti ‘Y.E.S (Young, Eager and Successful) – A Call for Action’ — (përkth. të rinj, të zellshëm dhe të suksesshëm — një thirrje për veprim), mbështetur nga Ambasada e SH.B.A në Shqipëri, do të krijojë mundësi për zhvillim personal dhe profesional për 45 të rinj në nevojë të moshës 18-29 vjeç të cilët janë pre e tendencës për emigrim, vetë-vlerësim të ulët dhe mungesës së mundësive të punësimit. Projekti do të krijojë një lidhje me Pushtetin Vendor për të krijuar një sërë mekanizmash fuqizues dhe një terren përkrahës për rritjen profesionale dhe punësimin e të rinjve, të tilla si; paketa e kompletuar e imazhit profesional, rritja e njohurive përmes ekspertëve të fushës, ngritja e Pishinës së Talenteve, ngritja e Platformës Multimediale, pjesëmarrja në evente rajonale me folës të shquar etj. Përmes veprimeve të projektit, përfituesit e drejtpërdrejtë do të përjetojnë një të kuptuar më të qartë të potencialeve dhe sfidave të tregut të punës, kombinuar me përfitimin e disa aftësive që do të rrisin tek ata përshtatjen me tregun dinamik të punës. Një theks i veçantë do ti vendoset potencialeve brenda vendit tonë përkundrejt idesë së të ndërtuarit të jetës jashtë, shoqëruar me dëshmi konkrete të vështirësive të mbijetesës në vendet e huaja. Të rinjtë do të kthehen në qendren e vëmendjes institucionale, duke ndikuar kështu pozitivisht imazhin e tyre për veten si dhe perspektivat e tyre të ardhshme.


1. Qëllimi i thirrjes

Projekti “Y.E.S (Të Rinj, Të Zellshëm e Të Suksesshëm) – Një Thirrje Për Veprim” ka ndër objektivat e tij ngritjen e një portali apo platforme ndëraktive virtuale për të dëshmuar fillimisht talentet e 45 të rinjve përfitues e pjesëmarrës duke i ekspozuar ata si “Pishina e Talenteve” të Lezhës tek çdo punëdhënës apo ofrues mundësish. Më tej, kjo platformë do të shërbej si një stacion informues rreth çdo mundësie ekzistuese për të rinjtë në dilemë profesionale, akademike dhe sociale të Lezhës duke rrjetëzuar institucione, organizata, biznese, kompani lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare në një përpjekje për të çelur mundësi, përfituar talente e potenciale rinore në mesin e tyre si dhe ofruar shanse për rininë e vendit. Platforma Y.E.S është unike në konceptim dhe funksion për shkak se kthehet në një destinacion virtual të preferuar për të rinjtë në kërkim të zhvillimit akademik, profesional dhe personal, të gjitha në një. Kjo platformë është konceptuar nga Qendra Social-Kulturore H.A.N.A Lezhë me mbikqyrjen dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të institucioneve kryesore vendore të Lezhës si Bashkia, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar.Ofruesi i shërbimit duhet të:• Ketë njohuri rreth softewereve të dizenjimit grafik si Adobe Photoshop, Adobe Illustrator dhe mjeteve të tjera të ngjashme• Njohë gjuhët e ndryshme të programimit si HTML dhe CSS, JQuery, JavaScript etj.• Dizenjojë dhe zhvillojë webin në koordinim të ngushtë më stafin e H.A.N.A• Zhvillojë plan back-up• Orientojë stafin e H.A.N.A në mirëmbajtejn e webit dhe rifreskimin e përmbajtjes se faqes• Të ndërtojnë mure sigurie që webi mos të dëmtohet nga viruset apo hacker-at• Faqja duhet të jetë e aksesueshme në shumë browsera (nternet Explorer, Firefox, Safari apo Google Chrome.etj)• Dizenjimi të jetë miqësor dhe i përgjegjshëm (të përshtatet si me ekranet e kompjuterave dhe të telefonave)• Mundësia e kërkimit të informacionit në faqe (search) dhe ndërthurja me platformat e medias sociale.


2. Dokumentet e nevojshme për aplikim

• Letër interesi për shërbimin duke cituar motivimin dhe përshtatshmërinë për aplikim;

• Curriculum Vitae

• Grafik logjistik pune

• Shembuj pune të mëparshme

• Kosto financiare për shërbimin që do të ofrohet


3. Përgjegjësitë e ofruesit të shërbimit

• Rishikimi i planit të punës në bashkëpunim me stafin e Qendrës H.A.N.A

• Dizenjimi i draft-ideve/grafikës bazuar në informacion që do të ndahet nga Qendra H.A.N.A

• Të ketë profesionalizëm dhe eksperiencë në zhvillim faqesh webi.

• Përmbushja e detyrimeve brenda afateve kohore të përcaktuara në kontratë


4. Përgjegjësitë e H.A.N.A

• Stafi implementues i projektit ka përgjegjësinë të japi informacionin me të ëcilin do të përditësohet webi.

• Stafi implementues i projektit do të monitorojë cilësinë e punimeve dhe do të japë rekomandimet përkatëse


5. Procesi i perzgjedhjes

Aplikimet e bëra do të vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme:

• Eksperienca dhe provat e mëprashme të punimeve (50%)

• Profesionalizmi në aplikim dhe ofrim informacioni sipas udhëzimeve (20%)

• Kostot e arsyeshme financiare (30%)


6. Procedura e aplikimit

Paketa e aplikimit duhet të dorëzohet elektronikisht në adresën [email protected] deri në datën 24 Qershor 2019, ora 16.00 CET.

*Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të merren në konsideratë.
Rr. ‘Faik Konica’, Ndërtesa Nr.13, Kati II, Shk. I, L. BesëlidhjaLezhë

https://www.hanacentre.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

English
Albanian English