Thirrje për aplikime: Prodhim video-grafik

Hyrje

Hand-to-hand Against Nation Apathy (H.A.N.A) është një organizatë jo fitim prurëse e llojit Qender që ka në fokus veçanërisht punën me të rinjtë por dhe kategori të tjera të prekura nga mangësi social-ekonomike, mundësi të pakta zhvillimi si dhe pasivizmi civil. Organizata jonë do të përmbushë misionin e saj përmes ndërtimit të marrëdhënieve me strukturat publike, shoqërinë civile dhe anëtarët e komuniteteve duke shërbyer njëkohësisht edhe si urë lidhëse mes të trejave.Përmes programit të saj në Lezhë, H.A.N.A punon drejtpërdrejt për zhvillimin e potencialeve njerëzore sipas bindjes se çdo investim i bërë do ti kthehet i shumëfishuar shoqërise në trajtën e modeleve pozitive që nxisin ndryshime mendësish.

Përshkrim i projektit

‘Shoqërizimi i Ligjit të Rishikuar për Dhunën në Familje’Qendra H.A.N.A, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë, Lezhë dhe Mekanizimin e Koordinuar të Referimit të Rasteve të Dhunës në Familje, do të implementojnë projektin: ‘Shoqërizimi i Ligjit të Rishikuar për Dhunën në Familje’ në kuadër të programit “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri” (SCPA) me mbështetjen e Qeverisë Suedeze. Ky projekt synon të përshtasë ligjin e rishikuar nr. 47 ‘Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare’, në një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme për cdo individ, pavarësisht moshës apo back-groundit të gjithësecilit. Nëpërmjet zbërthimit të ligjit synohet rritja e ndergjegjesimit komunitar dhe rrjedhimisht ngritja e grupeve të cilat do të monitorojnë zbatimin e ligjit në zonat ku do të implementohet projekti. Nga ana tjetër nëpërmjet këtij projekti synohet nxitja dhe përforcimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit midis anëtarëve të komunitetit dhe institucioneve lokale përgjejgëse për zbatimin e ligjit.

1. Qëllimi i thirrjes

Video 1 (2 minuta) – Pasqyrim në mënyrë të përmbledhur dhe të thjeshtuar i ligjit të ndryshuar nr. 47

Puna që duhet bërë: Skenari/ 2-3 ditë filmime/ editimi/ mbulimi me zë/ titrimi shqip dhe anglisht.

Video 2 (3-4 minuta) – Ilustrimi filmik i rolit dhe përgjgjësive të Mekanizimit të Koordinuar të Referimit të Rasteve të Dhunës në Familje.

  • Theksimi i rëndësisë së MKR
  • Pasqyrimi i hapave që një qytetar duhet të ndjekë që nga identifikimi, te raportimi dhe ndjeka e rastit
  • Pasqyrimi i hapave ligjorë që duhet të ndjekin institucionet përgjegjëse për menaxhimin e rasteve të dhunës.

Puna që duhet bërë: Skenari/ 2-3 ditë filmime/ editimi/ mbulimi me zë/ titrimi shqip dhe anglisht.

2. Dokumentet e nevojshme për aplikim

  • Letër interesi për shërbimin duke cituar motivimin dhe përshtatshmërinë për aplikim; 
  • Curriculum Vitae
  • Grafik logjistik pune që parashikon mënyrën e organizimit fizik të punës
  • Shembuj pune të mëparshme
  • Kosto financiare për shërbimin që do të ofrohet duke përfshirë dhe kostot administrative të aplikueshme si: udhëtimi, akomodimi, ushqimi etj.

3. Ekperienca dhe aftësitë e kërkuara/preferuara të ofruesit të shërbimit:

  • Letër interesi për shërbimin duke cituar motivimin dhe përshtatshmërinë për aplikim
  • Curriculum Vitae
  • Grafik logjistik pune që parashikon mënyrën e organizimit fizik të punës
  • Shembuj pune të mëparshme
  • Kosto financiare për shërbimin që do të ofrohet duke përfshirë dhe kostot administrative të aplikueshme si: udhëtimi, akomodimi, ushqimi etj

4. Përgjegjësitë e ofruesit të shërbimit

  • Rishikimi i planit të punës në bashkëpunim me stafin e Qendrës H.A.N.A
  • Dizenjimi i draft-ideve/skenarit bazuar në informacion që do të ndahet nga Qendra H.A.N.A
  • Të ketë ekip profesional pune: (burime njerëzore, mjete dhe studio)
  • Të shoqërojë videot me titra anglisht
  • Videot duhet të jenë në HD
  • Ofruesi i shërbimit do të punojë nga afër me stafin e  Qendrës H.A.N.A.
  • Ofruesi i shërbimit do të dorëzojë dhe materialet bruto dhe videot e  edituara pranë H.A.N.A

5. Përgjegjësitë e H.A.N.A

  • Stafi implementues i projektit ka përgjegjësinë të koordinoje takimet dhe logjistiken e nevojshme për zhvillimin e materialeve video-grafike.  
  • Stafi implementues i projektit do të monitorojë cilësinë e punimeve dhe do të japë rekomandimet përkatëse trajnerit/agjensisë

6. Procesi i perzgjedhjes

Aplikimet e bëra do të vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme:

  • Eksperienca dhe provat e mëparshme të punimeve video-grafike (50%)
  • Profesionalizmi në aplikim dhe ofrim informacioni sipas udhëzimeve (20%)
  • Kostot e arsyeshme financiare (30%)

7. Proçedura e aplikimit

Paketa e aplikimit duhet të dorëzohet elektronikisht në adresën [email protected] deri në datën 26 Maj  2019, ora 16.00 CET.

*Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të merren në konsideratë.

https://www.dropbox.com/s/4so33wsx1yitgpb/ToR_Prodhime%20video-grafike.doc?dl=0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

English
Albanian English