“Ndotja Etike” Në këtë sesion të 5-të, mentori ynë
trajtoi me të rinjtë rëndësinë e dallimit të
gazetarit profesionit nga qytetari gazetar
. Qendra H.A.N.A, ndër të tjera, po pregatit të rinjtë për të qënë përfaqësues të denjë të grupimit të dytë në të ardhmën e afërt.
Megjithatë, duhen ndërtuar mekanizmat për tu mbrojtur nga mënyrat si portalet popullore dhe mediat anonime online
manipulojnë opinionin publik përmes lajmit të fragmentarizuar i cili publikohet pa konsideratë për konfirmime zyrtare dhe në injorim të plotë të etikës së informimit mediatik
U vijua më pas me lëndimin psikologjik që buron nga gazetaria manipuluese, veçanërisht gjatë COVID-19 dhe nevojës për terapi virtuale, seleksionimi i informacionit, mekanizmat përballë pamundësisë për mbrojtje efikase institucionale nga trauma e krimit kibernetik, gjuha e urrejtjes, shpifja, plagjiatura, keqpërdorimi i infrastrukturës kompjuterike dhe varësia virtuale
Konteksti i përçimit të lajmit në Shqipëri
është shpesh here i orientuar nga sensacionalizmi, shkelja e të drejtave të individit dhe mos-respektimi i ‘Kodit të Etikës së Gazetarit’. Megjithatë, triumfi i së vërtetës duhet të na mbajë optimist se jo gjithçka është e humbur përgjithmonë.
Pesha e fjalës dhe mundësia e mediatizimit të saj sot përbëjnë një forcë të madhe ndikimi, ndaj frekuentuesit e kursit tonë të Tregimtarisë & Multimedias po mësojnë nga më të mirët dhe më të mirën!
Së shpejti, ata do ta tregojnë gjithashtu me vepra.
Qëndroni me ne! ***Programi i Qendrës H.A.N.A mbështetet nga #europeanendowmentfordemocracy#qendrahana#hanacentre#multimedia#storytelling#newsreporting#youthcentre#aleksandërçipa#eed
