Tregimtari & Multimedia / Sesioni VII – Aktivizmi kreativ në rrjete sociale
Ngritja e zërit ndaj një fenomeni është parimi, mënyra që ti zgjedh për të përcjellë mesazhin tënd është forma. Parimi është i njëjtë, forma ndryshon! Inesi ofroi për të rinjtë disa mënyra për të fituar vëmëndjen e njerëzve në kohët moderne pasi nuk është e lehtë të ndryshosh mendimet dhe ndjenjat e masave Ndër të tjera. pjesëmarrësit u njohën me projektin ‘Ëndrra Ҫeke”, një ilustrim se si marketingu dhe propaganda mund të rrëmbejë opinionet e njerëzve; një historik të rrjeteve sociale më të mëdha dhe përdorimin korrekt të #hashtag Pjesëmarrësit do të kenë detyrë të ideojnë një kornizë të dedikuar në Facebook si foto profili për të përfaqësuar një kauzë si dhe të startojnë sfida gjithëpërfshirëse! Do të jetë me interes për të vëzhguar se si ata do të vënë në praktikë njohuritë e marra në ditët në vazhdim. Kursi i Tregimtarisë & Multimedias, pjesë e portofolit të programit të qendrës H.A.N.A, mundësohet falë mbështetjes së European Endowment for Democracy.