Kush jemi ne?

H.A.N.A është një organizatë jo-fitimprurëse shqiptare qëllimi i të cilës është edukimi i shoqërise mbi rëndësinë që ka informimi dhe zëri i anëtarëve të saj në cështjet dhe vendimarrjen publike duke rezultuar kështu në ndërmarrjen e veprimeve konkrete që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin dhe progresin shoqëror. Organizata jonë synon ta arrijë këtë duke krijuar partneritete me struktura publike, të shoqërise civile, anëtarë komuniteti dhe partnerë ndërkombëtarë si dhe shërbyer si një urë lidhëse mes të trejave.

Vizioni ynë

është një shoqëri me mendësi të transformuar, potenciale njerëzore të përmbushura dhe qëndrime/veprime pro-aktive ndaj padrejtësive sociale, ekonomike dhe politike.

Misioni ynë

është që të shërbejmë si një ndërlidhës i potencialeve komunitare, vecanërisht rinore dhe mundësive të tyre për zhvillim përmes mënyrave inovative që inkurajojnë pjesëmarrje domethënëse në jetën sociale, ekonomike dhe politike të shoqërisë.

Vlerat

Përkushtim

Profesionalizëm

Inovacion

Integritet

Bashkëpunim

Solidaritet

Historia e H.A.N.A

Kur pasioni për zhvillim shoqëror shoqërohet nga vullneti i fortë i njerëzve që ndajnë të njëjtat pikëpamje, natyrshëm lind dhe vihet në lëvizje një vizion për ndryshim. Themelet e H.A.N.A's bazohen në idealin e SHOQËRIVE të NDRYSHUARA – në mendje, zemër dhe qëndrime, për të përmbushur potencialet njerëzore dhe për të krijuar mekanizma të rinj fuqizues. H.A.N.A mori trajtë pas një shndërrimi përpjekjesh të palodhura individuale për transformim kulture dhe mentaliteti jo-progresiv në një qasje të strukturuar me qëllim zgjerimin e impaktit dhe ndikimit pozitiv.

Ne kemi shpallur qëndrimin tonë të papajtueshëm ndaj indiferencës dhe pasivitetit kolektiv që cënon mirëqenien e përbashkët të bashkëkombasve tanë dhe për këtë arsye do të hartojmë programe të përshtatura me qëllim lehtësimin dhe zvogëlimin e pasojave të një sjelljeje të tillë për shoqërinë shqiptare.

Qëllimi ynë final është tej mase ambicioz, jemi të vetëdijshëm për këtë; ajo cfarë vlen në terma afatgjatë është këmbëngulja me pasion zemre dhe etikë profesionisti ne përpjekjet tona për ta përmbushur atë!

Albanian
English Albanian