Dhuro

Na mbështesni në përpjekjet tona për të trajtuar çështje reale të jetesës në shoqërinë shqiptare.

Duam të ndajmë me ju histori suksesi dhe të shpërndajmë optimizëm sepse kemi besim në fuqinë e të qënit pozitiv. Në të njëjtën kohë duam të ekspozojmë barrierat që qëndrojnë në rrugën tonë të zhvillimit me profesionalizëm. Bëhuni partneri ynë në krijimin e një kulture tolerance dhe pranimi përmes video-grafisë.
5

Shqipëria nuk është vend i botës së tretë dhe ne nuk do të kërkojmë mbështetjen tuaj financiare për qëllime humanitare! Megjithatë, është një vend në zhvillim e sipër që përballet me sfida të panumërta në rrugën e saj të integrimit në BE. Ne thjesht ekzistojmë sepse duam të përshpejtojmë ritmet e zhvillimit për shoqërinë tonë.

Shoqëria jonë nuk mund të lulëzojë në një realitet ku të rinjtë nuk kanë mundësi për pjesëmarrje të barabartë dhe për këtë arsye kemi nevojë për mbështetjen tuaj për t'ju ardhur atyre në ndihmë. Kontribuoni për të lehtësuar hyrjen e tyre në tregun e punës – sfidën madhore të të rinjve në Shqipëri.

Dhuroni për programin tonë

Albanian
English Albanian