Dita Ndërkombëtare e Rinisë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Rinisë dhe ne kemi një urim për të gjithë të rinjtë Shqiptarë e më gjërë: Guxoni dhe këmbëngulni për ta bërë atë ëndërr realitet.

Natalia Kanem është Drejtoresha Ekzekutive e UNFPA dhe shpalli sot strategjinë e re të Kombeve të Bashkuara për rininë të quajtur “Trupi im, Jeta ime, Bota ime”.

Një hap i ri dhe i përmirësuar që 193 shtete të botës do të përpiqen për ta zbatuar. Ky nuk është një lajm i vogël, përkundrazi!

Në zemër të kësaj strategjie qëndron bindja se nëse të rinjtë gëzojnë shëndet, janë të edukuar, kanë kontrollin e jetës së tyre si dhe janë të pajisur me informacionin e duhur atëherë zotërojnë fuqinë për të përmirësuar botën.

E pikërisht sot ne kemi një arsye për të ulur kokën në turp para tyre që zhgenjyem si shoqëri pritshmëritë e tyre (të rinjve) si dhe një arsye tjetër për ta ngritur dhe për tu zotuar që do të përpiqemi më fort për ta jetësuar këtë strategji për ata, për ne, për shoqërinë tonë njerëzore!

Gëzuar RINI!!! 
#youthinternationalday #mybodymylifemyworld #unfpa #unforyouth#hanacentre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *