Jam Vajzë

#NukJamBurrneshë #JamVajzë
#OrangetheWorld – #HearMeToo

Në Shqipëri nuk i rrisim djemtë që të jenë burra, i rrisim me idenë se vajzat dhe gratë ‘janë më pak se…’ gjë që çon në dhunë nga disa dhe në heshtje nga shumica. I rrisim duke i mësuar se nëse i drejtohen një vajze me termin ‘burrneshë’ janë duke treguar vlerësim, duke e anashkaluar tërësisht shkeljen dhe nënvlerësimin që historia e këtij termi mbart për figurën femërore në vendin tonë.

Thirrja e H.A.N.A gjatë kësaj fushate i drejtohet veçanërisht djemve. Është e rëndësishme që ata të ngrihen jo vetëm për të ndaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave por edhe për të edukuar brezin e ri, për t’u mësuar se pjesë e burrërisë është edhe respekti, maturia, empatia dhe mos përdorimi i dhunës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Albanian
English Albanian