Këshilla praktike për t’u përballur me COVID-19

🌐Pandemia aktuale COVID-19  është fajtore jo vetëm për kërcënimin e ekzistencës tonë dhe njerëzve tanë të dashur, por edhe për një sulm flagrant ndaj shëndetit tonë mendor. Tjetërsimi drastik i stilit të jetës, i shoqëruar me goditjet në ekonominë familjare për një përqindje të lartë njerëzish nga të gjitha shtresat, ka gjasa të transformojë një herë e përgjithmonë mënyrën si perceptojmë realitetin dhe status quo-në tanimë. Ankthi, frika, paranoja, ndjenjat e dorëzimit dhe zija duken sot emocionet dominuese e përkufizuese të këtij realiteti. A ka mekanizma reagues që mund të zhvillojmë për të ruajtur shëndetin tonë mendor përballë stimujve të shumtë alarmues përreth?!”
Për ata që duhet të vazhdonin punën pavarësisht rrethanave, nevoja për të adoptuar papritur të mësuarit e komunikuarit në mënyrë elektronike ngjante mbingarkuese. Një këshillë e mirë është: Mëso të manaxhosh stilin e ri të jetesës dhe pritshmëritë e tua! Ndiqni klipin shoqërues për pjesën tjetër të këshillave. 
#qendrahana #stopthespread #abetterfuturewaits #riniashqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Albanian
English Albanian