Perceptimet e të rinjve për format e dhunës në familje

Cila nga sjelljet e mëposhtme mendoni se është shembull i dhunës familjare?

Kjo ishte një ndër pyetjet që përmbante pyetësori, i plotësuar nga të rinjtë e moshës 15-17 vjec, në katër shkolla të mesme në Lezhë.

Në një kohë kur të treja sjelljet e mëposhtëme janë forma të dhunës, është shqetësuese, që nga 118 të rinj të anketuar, vetëm:
58% mendojnë se të godasësh apo grushtosh një anëtar familje është dhunë
62% mendojnë se kërcënimi për ti marrë jetën një anëtari të familjes është dhunë dhe
67% konsiderojnë kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë, si të tillë.

Për një pjesë të të rinjve, dhuna ende perceptohet si formë normale reagimi dhe komunikimi, dhe kjo ndodh për shkak të një tradite të gjatë patriarkalizmi që e normalizon këtë fenomen. Sfidimi i mendimeve dhe skemave steriotipike në lidhje me dhunën, është mënyra e vetme për të luftuar problemin.

Mendimi vret!
Le ta ndryshojmë!

Në ditët në vijim do të ndajmë raportin e plotë dhe gjetjet në lidhje me ‘Perceptimet dhe qëndrimet e të rinjve lidhur me dhunën me bazë gjinore’.
Ky projekt mbështetet nga Qeveria Suedeze përmes programit të Forcimit të Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA).
#stopdhunes #scpa #swedishembassy #qendrahana #riniaktive #mkr #awareness #action

Cila nga sjelljet e mëposhtme mendoni se është shembull i dhunës familjare?Kjo ishte një ndër pyetjet që përmbante…

Posted by HANA – Hand to hand Against Nation Apathy on Friday, March 6, 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Albanian
English Albanian