H.A.N.A

Programet e zhvillimit të organizatës tonë

Zemra e H.A.N.A's janë pikërisht 4 shtyllat e përshkruara më poshtë të cilat shërbejnë si themelet e organizatës drejt arritjes së vizionit të saj, pra shoqëri me mendësi të transformuar, potenciale njerëzore të përmbushura dhe qëndrime/veprime pro-aktive ndaj padrejtësive sociale, ekonomike dhe politike. Nëpërmjet këtyre modeleve ndërhyrjesh bazë, H.A.N.A punon direkt për të zhvilluar potencialet njerëzore me bindjen se cdo investim i bërë do të kthehet i shumëfishuar në shoqëri në formën e modeleve pozitive që nxisin ndryshime në mënyrën e të menduarit e vepruarit.

1- Më udhëhiq drejt suksesit

Ne lehtësojmë procesin e prezantimit fillestar me tregun e punës për të diplomuarit e rinj, në mënyrë që praktika universitare të transformohet në një përvojë domethënëse dhe të vlefshme.  

''Lexo më shumë''

H.A.N.A beson fuqimisht se një burim i rëndësishëm i motivimit të të rinjve për të kontribuar në mënyrë domethënëse në shoqëri vjen nga shanset e drejta për punësim. Kontakti i parë me vendin e punës për shumicën e të diplomuarve të rinj është faza përfundimtare e studimeve universitare – praktika profesionale në institucionet relevante për formimin akademik të studentit. 

H.A.N.A ka hulumtuar dhe analizuar faktorët kontekstualë që ndikojnë në udhëtimin e të diplomuarive të rinj, duke konkluduar se përvoja mund të jetë më kuptimplotë dhe pasuruese nëse institucionet pritëse do të ishin më të qëllimshëm për t’u ofruar profesionistëve të ardhshëm ekzpozim me te lartë në proceset e punës, trajnime/përgjegjësi/detyra të përshtatura, duke shmangur kështu presionin e integrimit dhe ofruar mbështetje dhe udhëheqje të vazhdueshme. Përveç kësaj, kanalet e shkëputura të komunikimit midis universitetit dhe institucionit pritës për arsye të ndryshme, objektive apo subjektive, rezultojnë në një proçes të mangët. Sipas të dhënave të mbledhura, studentët raportojnë frustrim, ndjesi pa-dobishmërie dhe dekurajim lidhur me a) kohën dhe cilësinë e praktikës së tyre dhe b) shanseve për punësim në të ardhmen.         

Programi i dizenjuar nga H.A.N.A do të ndërmjetësojë marrëdhëniet mes universitetit dhe institucionit ku studentët do të vendosen për praktikat e tyre profesionale, duke shërbyer në këtë mënyrë si advokues i interesit të tyre më të lartë në këtë eksperiencë. Ne lehtësojmë vendosjen e kontakteve fillestare me institucionin respektiv në përputhje me arsimin përkatës, duke hequr nga studentët barrën e negociatave si dhe duke e bërë më të lehtë përballjen e tyre me hapat fillestare me profesionin e tyre të ardhshëm.  

H.A.N.A do ta intensifikojë mbështetjen dhe përkushtimin e vet ndaj shanseve të rritura të rinisë për punësim përmes edukimit informal dhe kurseve profesionale në partneritet me struktura dhe institucione të ligjshme.                                                 

 

”Readless”

2- Mirë - Qeverisja

Ne jemi partnerët kryesorë të Bashkisë Lezhë për të siguruar pjesëmarrjen aktive dhe të vazhdueshme të komunitetit në procesin e hartimit dhe monitorimit te Buxhetit Publik. 

''Lexo më shumë''

 H.A.N.A e vlerëson shumë përfshirjen e komunitetit në proceset vendim-marrëse të qeverisjes vendore. Jemi të bindur se kur qytetarët janë pjesë e hartimit të politikave, rezultati është një shoqëri reziliente dhe e fuqizuar. Si pjesë e integruar e komuniteteve të Lezhës, H.A.N.A ka vëzhguar se ekziston një i kuptuar i limituar dhe nje besim i thyer mes qytetarëve përsa i përket gatishmërisë dhe integritetit të Bashkisë për të zhvilluar një proçes të drejtë dhe efikas buxhetimi. Rrjedhimisht, ekziston një boshllëk përsa i përket pjesëmarrjes dhe ndërtimit të marrëdhënieve, që ka nevojë për vëmendje.

H.A.N.A ka thelluar bisedimet me këtë institucion, duke formalizuar kështu një marrëveshje që njeh rolin tonë si aktor kyç për të nxitur dhe rritur nivelet e pjesëmarrjes komunitare në riformësimin dhe fuqizimin e parimeve të demokracisë në shoqërinë e Lezhës. Hartimi i buxhetit vjetor zë fokusin kryesor të marrëveshjes.  

”Readless”

3-Press play

Dokumentim dhe publikim i realiteteve shqiptare me qëllim identifikimin e fenomeneve negative dhe nxitjen e reagimeve ndaj tyre 

''Lexo më shumë''

Social Experimenting is the word; Local Heroes is the starting point.

A social experiment is a research project conducted with human subjects in the real world. It typically investigates the effects of a policy intervention by randomly assigning individuals, families, groups of people to different treatments or to a controlled condition that represents the status quo.  H.A.N.A will explore the benefits of this technique by improvising under the influence and inspiration of the Bystander Apathy effect for a certain category of video production and dissemination. Moreover we will gladly go the extra mile and bring the people’s attention into the massive potential  that our Local Heroes hide.  This way, we hope that the people’s impetus to find new love and pride in their country will surface and serve as a basis for newfound admiration, respect and eagerness to make the mother country better for everyone. In spite of the challenges of living in a developing country, there is also a great potential and inspiring examples of success everywhere. 

Çdokush mund të kthehet në heroin e tij/saj nëse është i/e pajisur me njohurinë dhe qëndrimin e duhur. Kështu, do të fillojmë një rrugëtim në kërkim historive plot impakt dhe jetë-ndryshuese të heronjve tonë lokal, të fshehura në zemrat e komuniteteve tona, dhe do ti ndajmë këto histori me grupet tona të synuara.  

”Readless”

4- Vepro Tani!

H.A.N.A nuk është një organizatë humanitare (me qëllim primar ofrimin e asistencës materiale ndaj individëve të prekur nga fatkeqësi njerëzore dhe natyrore), por zhvillimi dhe edukimi qytetar përmes mekanizmave fuqizues  

''Lexo më shumë''

  Thënë kjo, organizata jonë do të ketë si synim primar përmbushjen e misionit, vizionit e objektivave të saj të deklaruara.

Nga ana tjetër, H.A.N.A është e ndërgjegjshme që për të arritur këtë duhet të solidarizohet maksimalisht me kontekstin e saj të të operuarit dhe sidomos me partneret e saj publikë dhe jo-publikë që kanë obligimin institucional dhe moral për të përmbushur një gamë më të gjërë nevojash se ato të specifikuara nga H.A.N.A.

 

Kjo do të thotë që ne do të ofrojmë mbështetjën tonë për partnerët tanë si mënyre për të shtrirë një dorë ndihme solidare vetëm në rastet kur zhvillimi i potencialeve njerëzore pengohet në mënyrë të parikuperueshme nga një mangësi e caktuar nëse nderhyrja institucionale e kordinuar nuk ndodh në kohë. H.A.N.A ka partnerët e vet të cilët i mbështet por edhe te cilët e mbështesin dhe besojnë tek ajo. Kështu rastet kur H.A.N.A do të ofrojë ndërhyrjen e vet, do të jenë atëherë kur kjo ndërhyrje të jetë kërkuar sipas një racionaleje si ajo e shtjelluar më lart si dhe e aprovuar nga mbështetesit e saj.

”Readless”