Kërkesa e H.A.N.A's për ju është: ‘'Bashkohuni me ne për impakt dhe zgjidhje afatgjata'’ 

Shqipëria nuk përballet me mungesën e potencialeve njerëzore, përkundrazi, është mungesa e motivimit dhe këmbënguljes sfida më e madhe. Zotërojmë burime të pafundme, por pak ide se çfarë duhet bëre me to; kemi institucione publike por mungon monitorimi komunitar si dhe nxitja e angazhimit qytetar; kemi të rinj por jo vrull rinor për të transformuar kulturën e indiferentizmit që mbizotëron. Ne nuk mund t’ju marrim të gjithëve ju me vete në terren, por ajo çfarë mund të bëjmë është t'ju ftojmë të na bashkoheni në aktivitetin tonë të ardhshëm. Na jepni kohën tuaj dhe përjetoni valën e ndryshimit që ju vetë do të nxisni me mbështetjen dhe angazhimin për shoqërinë. 

VULLNETARIZO PËR H.A.N.A!